15 Maj 2024

UNMIK-u nuk është kundër rindërtimit në veri

Mitrovicë, 3 korrik - Vendimet me vulë të administratës së UNMIK-ut që janë shpërndarë ditëve të fundit në veri për pronarët e disa shtëpive shqiptare, ku kërkohet që të ndërpriten punët,  kanë dalur të jenë mos jenë qëndrime të UNMIK-ut.

Zëvendësshefi i UNMIK-ut në Kosovë,  Robert E.Sorenson, gjatë një takimi me kryetarin e komunës, Avni Kastrati, tha se diçka e tillë nuk është dashur të ndodh meqë ka krijuar huti në mesin e qytetarëve.

Ai theksoi se të gjithë ata që i kanë shtëpitë e djegura apo të shkatërruara mund të ndërtojnë pa leje, ndërsa ata që duan të ndërtojnë shtëpi të reja duhet të pajisen me leje. “Kjo është një parim që vlen për të gjithë”, tha ai.

Ndërsa, kryetari Kastrati, ka vlerësuar se vendimet që janë shpërndarë nëpër lagjet e veriut, kanë shqetësuar qytetarët.

“Ai kërkoi drejtuesit e UNMIK-ut që të marrin masa ndaj atyre që lëshojnë vendime të tilla provokuese”.

Ai potencoi se të gjithë duhet të ndihmojnë për krijimin e kushteve më të mirë për jetë për të gjithë dhe jo të krijojnë pengesa. “Ne jemi duke u përpjekur që të krijojmë kushte për kthimin e të zhvendosurve si në veri ashtu edhe në jug të qytetit, pa marrë parasysh përkatësinë etnike”.

Kryetari Kastrati, tha se që 13 paslufte në Mitrovicë ka shumë familje të pastrehë që jetojnë në kushte të rënda. Ai tha se numri më i madh i tyre janë shqiptarë të zhvendosur nga veriu.

Në këtë kontekst, ai e njoftoi zëvendësshefin e UNMIK-ut në Kosovë, se në veri janë të uzurpuara më shumë se 400 prona të shqiptarëve, prej tyre shumica banesa. “Është një numër i madh i pronave të uzurpuara, për çka të gjithë kemi obligim që t’ua kthejmë pronarëve të vërtetë”, tha ai.

Kryetari Kastrati, tha se rindërtimi do të vazhdoj deri sa të kryhen të gjitha shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara në kohën e luftës.   


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)