18 Janar 2025

UNMIK-u me tetë ushtarë dhe tetë policë

Prishtinë, 19 maj - Për punën e UNMIK-ut në Kosovë, sipas propozim – buxhetit, sivjet do të ndahen rreth 3.5 milionë dollarë më pak. E SHBA dhe Britania Madhe po përpiqen që të zvogëlohet numri i pjesëtarëve të këtij misioni.

Siç thonë burimet të cilat i citon gazeta e Beogradit Veçernje Novosti, qëllimi që të ndërpriten 20 vende pune me përforcim të misionit në fushën e të drejtave të njeriut, përkrahje për komunitete si dhe për rolin e vet në veri të Kosovës,transmeton Koha.net.

Për punën e UNMIK-ut nga 1 korriku i këtij vitit më 30 qershor të vitit 2017, sipas propozim buxhetit, janë paraparë 36,5 milionë dollarë e sa para do të ketë në arkë dhe sa do të jetë numri i punëtorëve, do të vendoset në muajin e ardhshëm në OKB.

Kur vjet u vendos për financimin e UNMIK-ut, për misionin u lejuan 388 veta, nga të cilët 372 civilë e 16 të uniformuar, tetë ushtarë e tetë policë.

Në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thonë se se UNMIK-u është partneri kryesor i saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)