UNMIK-u dënon sulmin mbi Kosovo 2.0.
Prishtinë, 17 dhjetor - Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka dënuar sulmin ndaj konferencës ku do të promovohej numri i ri i revistës lokale Kosovo 2.0, në lidhje me barazinë dhe diskriminimin e komunitetit homoseksual.
Ky është sulm mbi lirinë e shprehjes. Respektimi i ligjit dhe lirisë së mediave është thelbësor për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe mbrojtjen efektive të të drejtave të njeriut në Kosovë, ka thënë përfaqësuesi u UNMIK-it, Farid Zarif.
Duke folur për komunitetin homoseksual, Zarif ka theksuar nevojën për arsimimin publik kundër praktikave diskriminuese të tij.
Ai po ashtu u ka bërë thirrje autoriteteve që të hetojnë incidentin dhe të marrin masat e duhura për dekurajimin e sjelljeve të tilla jotoleruese.
Të premten mbrëma, një grup i protestuesve është mbledhur para Qendrës për Rini dhe Sport në Prishtinë dhe ka përdorur dhunën për të ndaluar njerëzit që të marrin pjesë në prezantimin e gazetës.