UNMIK-u dënon incidentin në veri
Mitrovicë, 14 tetor - Zyra e UNMIK-ut në Kosovë, përmes Përfaqësuesit Special Farid Zarif, e ka dënuar incidentin me bombë, që ndodhi sot në mëngjes në veri të Mitrovicës, e që kishte për cak shtëpinë e Nebojsa Maric.
Këto akte qyare të dhunës e cënojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon, ka thënë Zarif, duke bërë thirrje për hetime të shpejta dhe të detajuara për rastin.
Shpërthimi i sotëm në Mitrovicë, i cili kaloi pa pasoja në njerëz, shkaktoi dëme të mëdha materiale.