16 Janar 2025

UNMIK dënon dhunën e protestuesve në Prishtinë

Prishtinë, 9 janar - Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, përmes një komunikate të lëshuar, i ka dënuar veprimet e dhunshme të disa protestuesve gjatë protestës së sotme të mbajtur në Prushtinë,

Sipas zëdhënësit të misionit UNMIK, në protestën e sotme në Prishtinë, është vërejtur dhunë dhe është hedhur koktej molotovi, gurë e objekte të tjera në drejtim të ndërtesës së qeverisë.

“Akte të tilla nga individë të caktuar nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore e shprehur nga shumë të tjerë”, thuhet në komunikatë.

UNMIK ka kërkuar përdorimin e mjeteve demokratike për zgjidhjen e problemeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)