Uniforma e re e FSK-së do të bëhet publike më 27 nëntor
Prishtinë, 18 shtator - Komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant, Kadri Kastrati, ka bërë më dije se uniforma e re e kësaj force do të bëhet publike më 27 nëntor, ndërsa misionin dhe strukturën do t’i ndërrojnë gjatë vitit të ardhshëm.
Në një intervistë për “Epoka e Re”, Kastrati ka thënë se nga mesi i vitit të ardhshëm pritet që grupet e ekspertëve, të cilët po punojnë në rishikimin e strategjisë të sigurisë në Kosovë, t’ia propozojnë Qeverisë së Kosovës arkitekturën e re të sigurisë.
Ai ka thënë se për emrin e forcës do të vendosë Qeveria në koordinim me miqtë ndërkombëtarë.