27 Prill 2024

UNICEF thirrje për luftimin e dhunës ndaj fëmijëve

New York, 31 korrik - Dhuna ndaj fëmijëve shumë shpesh nuk shihet, nuk dëgjohet dhe nuk raportohet, tha sot zyra e UNICEF- it, duke njoftuar për nismën e cila synon të nxis qytetarët e rëndomtë, ligjvënësit dhe qeveritë të flasin më fuqishëm për luftimin e dhunës ndaj fëmijëve.

Kjo nismë bazohet në reagimet të shtuara si pasojë e sulmeve të tmerrshme ndaj fëmijëve, siç ishte rasti i tetorit të vitit 2012, kur  u shtie mbi vajzën 14-vjeçare, Malala Yousafzai, në Pakistan, pastaj rasti i shtënies fatale mbi 26 nxënësit dhe arsimtarët në qytetin Newtown, Connecticut nëdhjetor të vitit 2012, si dhe përdhunimet e vajzave nga bandat në Indi dhe në Afrikën e Jugut në vitin 2013.

"Në çdo vend, në çdo kulturë, ushtrohet dhunë ndaj fëmijëve", ka thënë Anthony Lake,  drejtori ekzekutiv i UNICEF-it. "Kurdo dhe kudo që fëmijët janë të lënduar, zemërimi dhe kundërshtimi i ynë duhet të shihet dhe të dëgjohet. Ne duhet të bëjmë të padukshmen të dukshme."

Ky është mesazhi kryesor që UNICEF  është duke e lansuar përmes nismës “Jepi fund dhunës ndaj fëmijëve”.

Kjo nismë i fton njerëzit anemban botës që ti bashkohen lëvizjeve globale,  kombëtare apo lokale për t'i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve  dhe të sjellin së bashku ide të reja per veprim kolektiv drejtë arritjes së qëllimit. Ne kemi fuqinë për të luftuar dhunën tani, thotë UNICEF-i, si organizatë që ngrit zërin e saj në nivel global për t’iu bashkangjitur përpjekjeve të shumta që tashmë kanë filluar.

Nisma filloi me emitimin e një video të fuqishme me aktorin Liam Neeson, Ambasador i Vullnetit të Mirë të UNICEF-it, i cili iu prezanton shikuesve një seri skenash që përshkruajnë dhunën e padukshme.

"Kjo është një  vajzë 15-vjeçare, e dhunuar nga një bandë", thotë ai, dhe kamera shpalon imazhet e një vendi të braktisur.

"Ky mësues rrah një djalë pasi ai ka folur  në klasë, ndërkohë që pjesa tjetër e klasës shikon" thotë ai, dhe kështu skena të reja shpalosen në vazhdimësi.

"Vetëm për shkak se ju nuk mund të shihni dhunën ndaj fëmijëve nuk do të thotë se ajo nuk ekziston," thotë Neeson. "Bëni të padukshmen të dukshme. Na ndihmoni ta zhdukim dhunën ndaj fëmijëve. Bashkohuni me ne. Flisni hapur".

Nevoja për të marrë masa urgjente kolektive është theksuar edhe nga statistikat e pakta të cilat janë në dispozicion, e të cilat tregojnë për shkallën dhe shtrirjen e dhunës.

Për shembull, rreth 150 milionë vajza dhe 73 milion djem nën moshën 18 vjeçare kanë përjetuar dhunë seksuale dhe janë shfrytëzuar, sipas OBSH-së, dhe rreth 1.2 milion fëmijë trafikohen çdo vit, sipas një raporti të vitit 2005 të ILO-s.

Dhuna shkakton jo vetëm plagë fizike, por lë edhe pasoja mendore tek fëmijët. Ajo ndikon në shëndetin e tyre fizik dhe mendor, zvoglon aftësitë e tyre për të mësuar dhe për t’u shoqëruar si dhe dëmton zhvillimin e tyre në përgjithsi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)