UNICEF i gatshëm të mbështes procesin e ri-integrimit
Prishtinë, 26 shkurt - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi në mes zëvendësministrit Izmi Zeka me përfaqësues nga UNICEF, ku u diskutua lidhur me procesin e ri-integrimit të personave të riatdhesuar.
Me këtë rast, zëvendësministri Zeka falënderoi për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë UNICEF-i lidhur me procesin e ri-integrimit personave të riatdhesuar. Ai theksoi se ri-integrimi është një proces i vazhdueshëm dhe me prioritet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
MPB ka të gjitha resurset për funksionalitetin dhe akomodimin e gjithë të riatdhesuarve. Kemi mekanizmat institucionale që kanë bërë që ri-integrimi i personave të riatdhesuar të jetë i një standardi evropian, krahasuar me kushtet që janë në Kosovë, tha Zeka.
Ndërsa, James Mugaju, zëvendës-shefi i UNICEF-it në Kosovë theksoi se janë të gatshëm të mbështesin dhe të vazhdojnë bashkëpunimin lidhur me procesin e ri-integrimit dhe propozoi organizimin e një takimi të nivelit të lartë për riatdhesim, ku do të marrin pjesë organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare të cilat do ta ndihmonin këtë proces.