UNICEF feston 20 vjetorin e pranisë në Kosovë
Prishtinë, 20 nëntor - Në një ceremoni festive sot do të shënohet 20 vjetori i pranisë së UNICEF-it në Kosovë.
Zyra e informimit te UNICEF-it a ka theksuar se këto 20 vite të përpjekjeve të përbashkëta me institucionet e Kosovës, autoritetet publike lokale, organizatat joqeveritare dhe fëmijët, të rinjtë dhe vet familjet në avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe në sigurimin që çdo fëmijë, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjendja sociale apo ekonomike ka mundësinë që të jetojë dhe zhvillohet në mjedis të shëndetshëm dhe të sigurtë.
Në këtë periudhë, Kosova sipas UNICEF-it ka arritur progres të rëndësishëm në fushën e të drejtave të fëmijës, por ende ka boshllëqe që mbesin për tu adresuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët të përfitojnë nga shërbime të favorshme dhe cilësore.
Për të vlerësuar rezultatet e rëndësishme të arritura për fëmijët dhe familjet e Kosovës dhe për të pasqyruar masat për arritur tek ata që ende mbesin të përjashtuar, UNICEF-i organizon Ditën Universale të Fëmijës, një ngjarje komemorative me palët kyçe të interesit nga niveli qendror dhe ai lokal, me donatorë, shoqëri civile dhe media.
Ceremonia festive do të pasohet me hapjen e ekspozitës së fotografive në Sheshin Nëna Terezë, duke filluar në orën 13:00.