18 Janar 2025

UNHCR shënon Ditën Botërore të Refugjatëve

Prishtinë, 20 qershor - Organizata Humanitare Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), misioni në Kosovë, shënon sot Ditën Botërore të Refugjatëve.

Shefi i misionit të UNHCR-së në Kosovë, N.L. Narasimha Rao,ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen ngjarjes, shfaqjes së filmave në ambient të hapur në sheshin Skënderbeu.

\"Këtyre ditëve bota është duke u përballur me numrin më të madh të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Padyshim, forca dhe guximi i tyre duhet të duar­trokitet nga e gjithë bota.\"

\"Për çdo vit më 20 qershor ne e përkujtojmë qëndrueshmërinë dhe aftësinë e tyre për t’u mëkëm­bur\", ka thënë Rao. 

Ngjarja do të përfshijë paraqitjen e filmave që tregojnë se refugjatët janë njerëz si ju dhe si unë, njerëz të cilët kanë qenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Bashkangjitur ju lutem gjeni programin e shfaqjes së filmave.

Të gjitha rrëfimet që UNHCR ka zgjedhur, nga e kaluara dhe e tashmja, refugjatët i paraqesin si njerëz të zakon­shëm që jetojnë në rrethana të jashtëzakonshme

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)