16 Maj 2024

UNHCR kërkon zgjidhjet për personat e zhvendosur nga Kosova

Prishtinë, 13 qershor - Raportuesi Special i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për Personat e Zhvendosur Brenda Vendit (PZHBV), Chaloka Beyani, dje në Gjenevë prezentoi raportin nga misioni i tij, që pati pasur gjatë vizitës në Serbi dhe në Kosovë, prej 9 deri më 12 tetor 2013.

Raporti ekzaminon situatën e personave të zhvendosur dhe përpjekjet e bëra nga autoritetet për të përmirësuar situatën e tyre, që nga vizita e fundit e paraardhësit të tij, Walter Kaelin, në vitin 2009.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) mirëpret rekomandimet e raportit dhe fton autoritetet që me urgjencë të mundësojnë që ata që janë ende të zhvendosur të mund të kthehen në Kosovë me vullnet të lirë apo të integrohen në lokalitetet ku janë. Po ashtu, donatorët dhe organizatat relevante regjionale ftohen që të ndihmojnë këtë proces të zgjidhjeve të qëndrueshme.

Përderisa raporti lëvdon zhvillimet nga viti 2009, Raportuesi Special fton autoritetet të adoptojnë më tutje masat efektive legjislative, angazhimin e shtuar politik, dialogun, dhe koordinimin në zgjidhjen e zhvendosjes së tejzgjatur.

Në veçanti, për autoritetet raporti rekomandon: Të zgjidhin problemet e minoriteteve të cënueshme në masë ekstreme, duke përfshirë romët, ashkalinjtë, dhe egjiptasit e zhvendosur, e veçmas ata që jetojnë në vendbanime jo formale dhe ata që nuk kanë dokumenta personale.

Të adresojnë çështjet e pazgjidhura të zotërimit të pronës, që po ndalon personat e zhvendosur që në mënyrë të lirë të marrin vendim për kthim vullnetar, apo për integrim lokal.

Të identifikojnë dhe të implementojnë zgjidhjet për personat e zhvendosur brenda vendit në koordinim me UNHCR-në dhe agjencitë e tjera relevante të OKB-së.
 
Në mendimin e tij për raportin, Përfaqësuesi i UNHCR-së në Serbi, Eduardo Arboleda, theksoi se: “UNHCR mbetet e angazhuar të ndihmojë Qeverinë e Serbisë në përpjekjet e saj në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për personat e zhvendosur brenda vendit veçanërisht duke lehtësuar kthimin vullnetar për ata që duan të kthehen, dhe projektet për integrim për ata që duan të mbeten. UNHCR do të vazhdojë të punojë me Qeverinë e Serbisë në avokimin për përkrahjen e mbështetjes së donatorëve ndërkombëtarë për këtë qëllim”.

Shefi i Misionit të UNHCR-së në Kosovë, Jo Hegenauer, duke paraqitur raportin për mediat ftoi autoritetet që të veprojnë: “Pas 15 vjetësh, përveç personave të zhvendosur brenda Kosovës, ka me mijëra persona në kushte të vështira të zhvendosur nga Kosova në Serbi, Malin e Zi dhe në IRJ të Maqedonisë."

"Është koha për autoritetet e Kosovës që të zgjidhin çështjet e mbetura të pronësisë dhe të alokojnë troje në mënyrë që të mundësojnë kthimin vullnetar në kushte të sigurisë dhe të dinjitetit."

"Komunat kanë autoritetin themelor në alokimin e trojeve për të kthyerit. Ato duhet të përmbushin premtimet e tyre dhe obligimet dhe të largojnë të gjithë pengesat për kthimin. Shumë persona të zhvendosur duan që të mbeten në vendet pritëse, dhe ne ftojmë ato që të dyfishojnë përpjekjet e tyre të lejojnë ata që nuk duan të kthehen në Kosovë të integrohen në shoqëritë ku ata janë tani.”

Sipas Qeverisë së Serbisë, si pasojë e konfliktit, vlerësohet se janë afro 210,000 persona të zhvendosur brenda vendit nga Kosova që qëndrojnë në Serbi. Si rezultim i raportit për personat e zhvendosur “Vlerësimi i Kërkesave” (i përpiluar nga Qeveria e Serbisë dhe UNHCR), UNHCR vlerëson se rreth 90,000 persona të zhvendosur në Serbi mbeten me kërkesa të lidhura me zhvendosjen dhe pa zgjidhje të qëndrueshme, kurse 8,200 persona të zhvendosur brenda vendit kanë shprehur interesimin e tyre për t’u kthyer në Kosovë.

Më tutje, UNHCR vlerëson se janë mbi 17,000 persona të zhvendosur brenda në Kosovë.

Po ashtu, mbi 6,600 persona me origjinë nga Kosova janë ende të zhvendosur në Malin e Zi dhe afro 1,000 persona në IRJ të Maqedonisë. Një numër i vogël prej137 personash mbeten në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe të gjithë këta po presin zgjidhje të qëndrueshme për situatën e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)