UNFPA do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për të drejtat e grave
Prishtinë, 7 mars - Me rastin e shënimit të dites se gruas, UNFPA - zyra në Kosovë ka vlerësuar se gjatë 20 viteve të fundit, ka dëshmuar përparime të shquara në promovimin e të drejtave të njeriut dhe dinjitetin e grave dhe vajzave dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe të barabartë në shoqëri.
Konferenca Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD) në Kajro, dhe Konferenca e Katërt Botërore për Gratë në Pekin kanë përkrahur progresin për të drejtat e grave për të bërë zgjedhjet e tyre në lidhje me trupin e tyre dhe të ardhmen e tyre.
Për herë të parë, udhëheqësit e botës kanë shpallur shëndetin seksual dhe riprodhues dhe të drejtat riprodhuese si të drejtat e njeriut integrale për barazinë gjinore dhe dinjitetin dhe fuqizimin e grave. Këto të drejta janë të domosdoshme për gëzimin e të drejtave të tjera themelore, për zhdukjen e varfërisë dhe për të arritur drejtësinë sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Dr. Babatunde Osotimehin, Drejtor Ekzekutiv i UNFPAsë ka thënë së sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, festojmë progresin që kemi bërë.
\"Dhe, ne zotohemi që ti shumëfishojmë përpjekjet për të kompletuar agjendat e papërfunduara. Ne nuk do të ndalemi deri sa të kalojmë vijën e fundit dhe të realizojmë barazinë midis vajzave dhe djemve, grave dhe burrave.\"
\"Së bashku, ne kemi bërë një rrugë të gjatë. Sot, më shumë vajza janë duke shkuar në shkollë, më shumë gra janë bashkuar në forcën e punës, dhe më shumë gra kanë qasje në shërbime shëndetësore seksuale dhe riprodhuese, duke përfshirë planifikimin e familjes\", ka thënë Osotimehin.
Më shumë gra janë në parlamentet kombëtare. Më shumë gra janë duke luajtur një rol në avancimin e paqes dhe sigurisë.
Vdekja maternale sipas tij është përgjysmuar dhe ka një angazhim më të madh për mbrojtjen e shëndetit dhe të drejtave të vajzave adoleshente, popullsi kjo e neglizhuar gjatë.
Fushatat globale kundër martesave të fëmijëve po marrin përmasa gjithnjë më të mëdha.
\"Ne gjithashtu po shohim një rritje globale të lëvizjes për t\'i dhënë fund dhunës në baza gjinore, dhe më shumë djem dhe burra duke promovuar barazinë gjinore\", ka theksuar Osotimehin.
Megjithatë, derisa këto trende premtojnë shumë, progresi i përgjithshëm sipas tij ka qenë jashtëzakonisht i ngadalshëm, me stagnim madje edhe regres në disa kontekste.
Asnjë vend në botë nuk ka arritur barazinë gjinore, dhe diskriminimi në ligj vazhdon në shumë vende. Ngritja e grave në arsimim dhe pjesëmarrja në fuqi punëtore nuk janë përshtatur me perspektiva të barabarta për avancim dhe pagesë të barabartë.
\"Dhe kudo, dhuna ndaj grave dhe vajzave vazhdon të kete bilanc shkatërrues. Ne nuk mund të lejojmë që dhuna të godet një në tre gra në mbarë botën, siç bëhet tani.\"
\"Ne nuk mund të lejojmë që 15 milionë vajza të moshës 15 deri 19 vjeçare, të jenë subjekt i gjymtimit gjenital femëror, prej tani deri 2030.\"
\"Ne nuk mund të lejojmë që një në tre vajza të jetë e martuar para se të arrijë moshën 18 vjeçare.\"
\"Ne nuk mund të lejojmë që më shumë se 800 gra të vdesin çdo ditë nga komplikimet e shtatzënisë dhe lindjes.\"
\"Dhe, ne nuk mund të lejojmë që 225 milionë gra të jetojnë pa qasje në kontraceptivë modern\", ka nenvizuar ai.
Këto shkelje të drejtave të njeriut duhet të marrin fund!
Me rastin e 20 vjetorit të Platformës për Veprim të Pekinit, ne duhet të mbyllim boshllëqet për gratë dhe vajzat, dhe ti adresojmë ato në kuadër të agjendës së re të zhvillimit.
Shëndeti riprodhues dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm dhe duhet të jenë në qendër të agjendës së re universale.
Kur një grua mund të ushtrojë të drejtat e saj riprodhuese, ajo është në gjendje më të mirë për të gëzuar liritë dhe mundësitë e tjera - nga arsimimi në punësim për pjesëmarrje të plotë.
Vitin e kaluar, më shumë se 120 liderë botëror rikonfirmuan zotimin e tyre për Programin e Veprimit të ICPD-së për të përmirësuar jetën e njerëzve, veçanërisht të grave dhe vajzave, dhe për të mbrojtur planetin tonë.
Në Komisionin e ardhshëm mbi Statusin e Grave, ne kërkojmë që liderët e botës të zotohen për veprim më të fuqishëm dhe zbatimin e plotë të Platformës për Veprim të Pekinit për progres për gratë dhe vajzat në botë, dhe për të gjithë njerëzimin.
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe çdo ditë, UNFPA do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për të drejtat e grave dhe të vajzave, barazinë gjinore dhe shëndetin e përgjithshëm seksual dhe riprodhues dhe të drejtat riprodhuese.
\"E ardhmja që ne duam është një botë ku çdo grua dhe vajzë mund të jetojë e lirë nga diskriminimi dhe dhuna, dhe të gëzojë të drejtat e plota njerëzore dhe dinjitetin njerëzor\", ka theksuar Osotimehin.