UNDP ofron donacion për Policinë e Kosovës

Kjo ngjarje ishte pjesë e aktiviteteve të projektit të UNDP-së KOSSAC (Projekti për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta) në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me mbështetje të drejtpërdrejt nga Iniciativa e UNDP-së për Kontrollin e Armëve të Vogla e të Lehta për Europën Lindore dhe Jug-Lindore (UNDP -SEESAC)
Donacioni përfshinë: 23 dollapë per rruajtjen e armëve të gjata dhe të shkurtëra; 50 kamera digjitale per nevojat e dhomave të dëshmive; gjashtë liçenca për shfrytëzimin e Bazës së të dhënave Cart Win Pro- Baza e të dhënave për identifikimin e municionit për Policinë e Kosovës; një liçencë për shfrytëzimin e Bazës së të dhënave Cart Win Pro- Baza e të dhënave për identifikimin e municionit; një kamerë digjitale për Agjencionin e Kosovës për Forenzikë; një liçencë për shfrytëzimin e Bazës së të dhënave Cart Win Pro- Baza e të dhënave për identifikimin e municioni dhe një kamerë digjitale për Departamentin për Siguri Publike/ Ministria e Punëve të Brendshme
Donacioni është mundësuar nga Iniciativa e UNDP-së për Kontrollin e Armëve të Vogla e të Lehta për Europën Lindore dhe Jug-Lindore (UNDP -SEESAC) e cila është duke e implementuar Vendimin e Këshillit të BE-së në mbështetje të aktiviteteve të SEESAC-ut për çarmatim dhe kontroll të armëve në Evropën juglindore. Kjo mbështetje është pjesë e Strategjisë së BE-së për luftimin e grumbullimit dhe trafikimit të paligjshëm të AVL-ve dhe municionit.