UNDP nënshkruan marrëveshje për të luftuar korrupsionin me Gjilanin
Gjilan, 28 tetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe komuna e Gjilanit do të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi për të zbatuar një program tre vjeçar për të luftuar korrupsionin në një ceremoni që do të zhvillohet sot në ndërtesën e Kuvendit Komunal në Gjilan.
Memorandumin do ta nënshkruajnë Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Z. Andrew Russell.
UNDP do të punojë ngushtë me Komunën e Gjilanit për zbatimin e aktiviteteve të ndryshme që pritet të kenë një ndikim pozitiv në fuqizimin e kapaciteteve të komunës për të identifikuar dhe parandaluar korrupsionin në departamentet e zgjedhura.
UNDP-ja gjithashtu do të vazhdojë të mbështesë komunën në ngritjen dhe rritjen e mjeteve ekzistuese të komunikimit modern, përfshirë platformat e bazuara në internet dhe media sociale si dhe aplikacionet e telefonave celular për rritjen e transparencës komunale dhe fuqizimin e angazhimit qytetar në vendimmarrje.
Marrëveshja bën pjesë në kuadër të Projektit SAEK (Përkrahje Përpjekjeve për të Luftuar Korrupsionin në Kosovë) të UNDP-së financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).