16 Janar 2025

UNDP mbështet Prokurorin e Shtetit në luftën kundër korrupsionit

Prishtinë, 2 shkurt - Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune një delegacion të UNDP në Kosovë, të përbërë nga Alessandra Roccasalvo - zevendës Përfaqësuese e Përhershme, Virgjina Dumnica - Menaxhere e portfolios së sundimit të ligjit, Shqipe Neziri Vela - menaxhere e projektit kundër korrupsion, dhe Mato Meyer - këshilltar në projektin kundër korrupsion.

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi dhe përfaqësuesit e UNDP-së, kanë biseduar lidhur me mbështetjen e UNDP-së në luftën kundër korrupsionit, përkatësisht mbështetjen për Prokurorin e Shtetit në luftën e tij kundër veprave të korrupsionit të nivelit të lartë.

Në këtë takim bashkëbiseduesit u pajtuan që të bashkëpunojnë në zhvillimin e kapaciteteve të prokurorëve për specializim në lëndët kunër korrupsion, për hetimin e krimeve financiare dhe zhvillimin e aftësive të prokurorëve nga fusha e kontabilitetit për hetimin e krimeve financiare.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimin e bazës së të dhënave për Prokurorin e Shtetit, si dhe lidhur me raportimin e Mekanizmit Përcjellës për Harmonizimin e Statistikave për Veprat Penale Karakteristike.

Gjithashtu, rëndësi të veçantë i është kushtuar edhe mbështetjes së UNDP-së në hartimin e strategjisë së komunikimit me publikun.

Kryeprokurori Lumezi, tha se bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë shumë i mirë dhe ka konfirmuar se institucioni i Prokurorit të Shtetit mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit me UNDP-në në Kosovë në luftën kundër korrupsionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)