16 Janar 2025

UNDP mbështet Gjykatat Themelore në Kosovë

Prishtinë, 15 shkurt - Bazuar në të dhënat e raportit vjetor të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2016 , më shumë se 423 mijë raste janë dorëzuar në shtatë Gjykatat Themelore në Kosovë.

Shumë shpesh, puna e këtyre institucioneve gjyqësore vështirësohet më tej për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura për punë operacionale të mirëfilltë në terren.

Zyra e UNDP-së, konkretisht projekti Mbështetja për Fuqizimin e Sundimit të Ligjit, falë takimeve të rregullta me kryetarët e gjykatave, ishin në dijeni për këtë brengë afatgjatë.  Fillimi i këtij viti i gjeti zyrtarët e UNDP-së në vizita ku ofruan mbështetje teknike duke i pajisur secilën nga shtatë Gjykatat Themelore me laptopë, projektues dhe printera portativ.

Ali Kutllovci, ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë e vlerësoi shumë mbështetjen teknike UNDP-së duke theksuar se: \"mjetet e dhuruara do të jenë ndihmë e madhe për punën e gjyqtarëve të tij në vendin e ngjarjes\".

Kutllovci kujton një rast të kohëve të fundit në rajonin e Mitrovicës që kishte të bënte me një vrasje të dyfishtë, ku një nga gjyqtarët doli  në vendin e ngjarjes me një Notepad të thjeshtë për të regjistruar provat.

Sipas Kutllovci, laptopët dhe printeri do të ndikojnë në masë të madhe në punën e gjyqtarëve në terren që rrjedhimisht do t[u mundësojë gjykatave të marrin vendime më të mirë-informuara më shumë gjykime cilësore dhe transparente për të gjitha palët pjesëmarrëse.

Edhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Znj. Afërdita Bytyçi ka mirëpritur donacionin e UNDP-së duke theksuar se pajisjet e dhuruara do të ketë një ndikim pozitiv në administrimin e gjykatës dhe performancën e gjyqtarëve në terren.

Projekti i UNDP-së Mbështetja për Fuqizimin e Sundimit të Ligjit është gjithashtu duke ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial, si dhe Institutin Gjyqësor, në inicimin dhe zbatimin e reformave gjyqësore që kanë për qëllim forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Përkrahja teknike është pjesë e projektit në sigurimin e funksionimit të duhur të sistemit gjyqësor dhe administrimin e gjykatave.

Me pajisjen e gjykatave me mjetet e nevojshme dhe moderne të punës, UNDP po mbështet sistemin gjyqësor për të qenë më efikas në dhënien e drejtësisë për të gjithë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)