UNDP lanson raportin e zhvillimit njerëzor në Kosovë

Prishtinë, 30 shtator - Programi i Kombeve të Zhvilluara për Zhvillim sot do të lansojë Raportin e Zhvillimit Njerëzor në Kosovë 2014 të titulluar Migrimi si forcë për zhvillim.
Nikoqir i ngjarjes do të jetë Koordinatori i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell, ndërsa të pranishmëve do tu drejtohen me fjalë rasti edhe Zëvëndës Ministri i Diasporës, Qerim Bajrami, Drejtori i SDC-së, Markus Baechler, dhe Udhëheqësi i Zyres së IOM-it, Jorge Baca.
Ky raport, i teti me radhë, i Zhvillimit Njerëzor në Kosovë trajton lidhjet sfiduese ndërmjet migrimit dhe zhvillimit njerëzor. Raporti analizon ndikimin e migrimit në demografi, ekonomi, përfshirje sociale, arsim, shëndetësi dhe pjesëmarrje publike.
Prezantimi do të transmetohet drejtpërsëdrejti përmes live streaming në të gjitha Ambasadat e Kosovës apo/dhe Zyrat Diplomatike me diasporë më të madhe kosovare.