UNDP i dorëzon Policisë pajisje për të luftuar krimin
Ky donacion është mundësuar nga zyra Gjermane e Punëve të Jashtme dhe është pjesë e përkrahjes së vazhdueshme të projektit të UNDP-së KOSSAC (Kosovo Small Arms Control) Strategjisë për Kontrollin dhe Grumbullimin e armëve të vogla dhe të lehta (SALW) posaçërisht në fushën e hetimit dhe gjurmimit të armëve.
Do të dorëzohen këto pajisje: Sitemi për gjetjen e plumbave/vaska balistike Agjencisë Kosovare të Forenzikës; Baza e gjurmimit të të dhënave BERT Policisë së Kosovës; dhe 8 licenca për shfrytëzimin e bazës së të dhënave Cart Win Pro database për identifikimin e municionit Policisë së Kosovës
Ne vitet e fundit, pajisje te avancuara me bazë kompjuterike janë duke u përdorur për hetimin e dëshmive të lidhura më armë për të zbuluar ndërlidhjën e mundëshme me incidentete lokale, regjionale si dhe ndërkombëtare.
Kompjuterët e avancuar si dhe pajisjet optike janë kombinuar me programe sofverike në mënyrë që të menagjojn sa me mirë algoritmet specifike komjuterike, teknologjin per identifikimin e modeleve si dhe fotografitë digjitale. Kosova ka blerë para disa viteve sistemin për identifikimin e gëzojave I cili bazohet në fotografitë digjitale.
Sistemet për gjetjen e plumbave përdoren për identifikimin e standardeve të duhura për krahasim me gëzojat e gjetura si dëshmi. Identifikimi I standardeve të tesimit të komponentave të municionit të shkrepur ( plumabat dhe gezojat) është hapi I parë në procesin e identifikimit duke bërë krahasimin mes karaktesistiave të dala nga testimi I municionit të testuar me karakteristikat e municionit të mbledhur si dëshmi.
Grumbullimi I gëzhojave është një process I lehtë në krahasim me grumbullimin e plumabave ku në këtë rast nevoitet përdorimi I teknikave të cilat ulin shpejtësinë dhe bëjnë kapjen e sigurt të plumba të shkrepur brenda një distancë të shkurtër.
Kushti kryesor është që kjo të kryhet pa shkaktuar dëme në detajet mikroskopike në sipërfaqen e plumbave të shkrepur.
Disa lloje të këtyre pajisjeve të gjetjes kanë evoluar, këtu përfshirë kutit e pambukut si dhe tanket e ujit për gjetjen e plumabve.
Sistemi për gjetjen e plumbave I cili është dorëzuar sot bazohet në principin e tankut të ujit për gjetjen e plumbave dhe ëshë I ndërtuar në atë mënyrë që të absorboj plumba deri ne 12.7 mm ose .50BMG. Është I vendosur si një laborator I qitjes I transportueshëm.
Baza e të dhënave BERT (Gjetja dhe gjurmimi I dëshmive balistike) është një mjet softuerik I cili lejon regjistrimin, menagjimin dhe idenifikimin e të gjitha dëshmive të grumbulluara në tërë Kosovën nga ana e hetuesve dhe të regjistruara nga ana e dhomave të dëshmive.
Shkëmbimi elekronik I të dhënavë të që kanë të bëjnë ne krimet me armë në mes të akterëve kryesor në luftën kundër krimeve me armë ( policia, zyrat e regjistrimit Agjencioni I forenzikes) është I domosdoshëm për gjurmim të armëve.
Gjurmimi paraqet gjurmimin e armës së konfiskuar apo gjetur prej momentit të prodhimit ose importit legal deri të pika e fundit e pronësis apo shkatrimi. Po ashtu përfshin modulin e parashtrimit të kërkesave osë përgjigjeve për kërkesat ndërkombëtare.
Këto procedura bazohen në Manualin Europian për gjurmimin e armëve si dhe në procedurat e bashkëpunimit policor. BERT ka poashtu mundësi të bëjë identifikimin e kanaleve të trafikimit të armëve, pjesëve të armëve si dhe municionit nëpërmes analizave të integruara.
Baza e të dhënave Cart Win Pro është një softuer per identifikimin e shpejt dhe profesional të gëzhojave si dhe calibrit. Është I disajnuar për përdorim nga ana e policisë/ ekspertëve të forenzikës, ushtarakëve, agjencive qeveritare, ekspetreve për municon dhe armë, muzejve si dhe institucionet tjera.
Baza e të dhënave përmban një numër të madh të të dhënave për matjet e kalibrave, kodet e ngjyrave, shenjëzimet në kokat e fishekëve, prodhuesit si dhe të dhënat e tëra për gëzhojat. Të dhënat e reja mund të regjistrohen në të katër bazat e të dhënave nga ana e përdoruesit