UNDP do të vazhdoj të përkrah MPB-në
Prishtinë, 22 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim zëvendës-përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, znj. Alessandra Roccasalvo.
Gjatë këtij takimi, ministri Hyseni e falënderoi UNDP-në në përkrahjen e vazhdueshme që i bën Ministrisë së Punëve të Brendshme, në projekte të shumta, të një rëndësie të veçantë për sigurinë në vend.
Ndërsa Roccasalvo u zotua se bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të vazhdojë edhe më tutje.
Ajo tha se do të vazhdojnë të përkrahin MPB-në dhe strukturat e sigurisë në aspekte të ndryshme të cilat do të ndikojnë në ngritjen e rendit dhe sigurisë në vend.