UNDP dhe RAI bashkojnë përpjekjet në luftë kundër korrupsionit
Pjesë e këtyre përpjekjeve është edhe përkrahja organeve kosovare që luftojnë korrupsionin për të siguruar transparencë dhe përgjegjësi më të madhe, forcimin e bashkëpunimit institucional në mes të tri shtyllave kryesore të qeverisjes (legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori), si dhe mbështetjen e organeve anti -korrupsion për të marrë pjesë në nivel ndërkombëtar për të fituar përvojë për praktikat e mira për anti - korrupsion.
Për këtë qëllim, programi i UNDP-së Kundër Korrupsionit, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), ka lidhur një memorandum mirëkuptimi me Iniciativën Rajonale Kundër - Korrupsionit (RAI).
Kjo marrëveshje do të ju mundësojë organeve kosovare kundër korrupsionit të përfitojnë nga një kornizë e përgjithshme për koordinim, përputhshmëri të përpjekjeve dhe dialog të përhershëm me vendet anëtare të RAI-t të përfshira në luftën kundër korrupsionit.
RAI, me Sekretariat në Sarajevë (Bosnje dhe Hercegovinë), është një organizatë rajonale ndërqeveritare fillimisht e miratuar në shkurt të vitit 2000, si Iniciativa e Paktit të Stabilitetit Anti-korrupsion (SPAI), e dedikuar vetëm luftës kundër korrupsionit, si një nga kërcënimet më serioze për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e vendeve të Evropës Juglindore (EJL).
Aktualisht Iniciativa përfshinë nëntë vende anëtare nga rajoni - Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Maqedoninë, Moldovën, Malin e Zi, Rumaninë dhe Serbinë.
Aktivitetet e realizuara në bazë të këtij Memorandumi pritet të ketë një ndikim pozitiv në punën e organeve të anti-korrupsionit në Kosovë dhe për të vendosur bashkëpunimin me homologët rajonalë të RAI-të. UNDP do të ketë rolin e ndihmësit në mes të Sekretariatit RAI dhe organeve anti-korrupsion të Kosovës, përkatësisht Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Ndihma do të përfshijë asistimin në mbledhjen e të dhënave për treguesit sasiorë nga Kosova për monitorimine mëtejshëm të përparimit lidhur me zbatimit e Strategjisë EJL 2020, dhe të mbështesë pjesëmarrjen e anëtarëve të Agjencisë Kundër Korrupsionit, prokurorisë dhe gjyqësorit në ngjarjet e organizuara në nivel rajonal.