UNDP dhe MPB lansojnë aplikacionin për Informin mbi Emergjencat
Prishtinë, 28 maj - UNDP, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme / Agjencinë e Menaxhimit Emergjent sot do të lansojnë aplikacionin për telefona të mençur (smart phone) Aplikacion i Menaxhimit Emergjent në Kosovë AMEK.
Ky aplikacion do të mbështesë në mënyrë inovative përpjekjet për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë në Kosovë.
Është një aplikacion mobil i thjeshtë, i dobishëm dhe interaktiv (Android, iOS dhe Windows Phone) që do ti informojë qytetarët në kohë reale mbi ngjarjet emergjente dhe fatkeqësitë aktuale si: vërshime, rreshje të mëdha të borës, thatësira, dhe rreziqe tjera meteorologjike, zjarre, shkatërrim i mjedisit, epidemi, probleme në infrastrukturë komunale, aksidente trafiku, demonstrata, protesta, etj.
Në këtë ngjarje të pranishëm do të jenë Ismet Ibishi, Zëvendës Ministër, Ministria e Punëve të Brendshme, Znj. Steliana Nedera, Zv. Përfaqësuese e Përhrershme e UNDP-së, përfaqësues të qeverisë qëndrore dhe komunale, Qendrave Rajonale Operative Emergjente, organizatave të shoqërisë civile dhe palë ndërkombëtare të interesit.