15 Maj 2024

Ukë Rugovës i vazhdohet paraburgimi edhe për tre muaj

Prishtinë, 6 mars - Një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës dje ua ka vazhduar paraburgimin edhe për tre muaj tre të pandehurve të akuzuar në lidhje me pretendimet për blerjen e kundërligjshme të vizave Schengen nga Ambasada e Italisë në Kosovë.

Njëri nga të pandehurit, Ukë Rugova është deputet në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, shtatë të pandehurve tjerë u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak.

Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën e Krimit të organizuar në lidhje me veprat Shpërdorim i pozitës zyrtare, Ushtrim i ndikimit dhe Mashtrim.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)