12 Janar 2025

Ukë Rugova në arrest shtëpiak

Prishtinë, 18 korrik - Sot në mëngjes, një gjyqtar i procedurës paraprake e nxori një vendim me anë të cilit e zëvendësoi masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak në lidhje me të pandehurin Ukë Rugova për rastin PKR. nr. 361/13.

Gjyqtari i procedurës paraprake e mori parasysh kohëzgjatjen e parashikuar të hetimeve, të cilat janë po ashtu komplekse, si dhe rrezikun se i pandehuri mund të arratiset, ndërhyjë në dëshmitarë, apo ta pengojë drejtësinë në ndonjë mënyrë tjetër, prandaj në përputhje me Nenin 173.2 të Kodit të Procedurës Penale ai ka vlerësuar se këto shqetësime mund të adresohen në mënyrë adekuate me anë të masës kufizuese më të butë të arrestit shtëpiak krahas ndalimit të kontaktit me dëshmitarët/bashkë të pandehurit dhe të përdorimit të pajisjeve për komunikim elektronik dhe internetit.

I pandehuri U. R. ishte arrestuar fillimisht më 5 shkurt 2014, ndërsa qe liruar më pas nga paraburgimi më 20 qershor 2014 pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila vlerësoi se arrestimi i tij ishte në kundërshtim e Kushtetutën e Kosovës. Menjëherë pas kësaj, ai u arrestua sërish dhe kundër tij u ri-shqiptua masa e paraburgimit.

Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

Avokati mbrojtës i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ukë Rugova, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se të premten ka marrë një aktvendim nga Gjykata Themelore, në të cilën refuzohet kërkesa e prokurorit për vazhdimin e paraburgimit të klientit të tij, Ukë Rugova, dhe rrjedhimisht, ai tash dërgohet në arrest shtëpiak deri me 4 shtator.

“Nuk e di se a është sjellë në shtëpi Ukë Rugova, por pritet shumë shpejt që të arrij. Sot do ta sjellin ata brenda orarit të punës”, ka thënë avokati, Nexhat Shabani.

Rugova është i dyshuar për kryerje të veprës penale të krimit të organizuar në lidhje me veprat penale të mashtrimit, ushtrimit të ndikimit, kontrabandës me emigrantë dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare apo autoritetit.

Të gjitha palët kanë të drejtë ankese. “

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)