UGK dënon sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës
Sulmi ndaj gazetares Gresa Jashari dhe kameramanit z. Gramos Bajqinovci është akt barbar dhe si i tillë i papranueshëm i cili dëmton rëndë lirinë shprehjes, dhe punën profesionale të gazetarëve, thuhet në reagim.
Unioni i Gazetarëve kërkon nga Policia e Kosovës (PK), që të merret seriozisht me rastin e sulmit ndaj ekipit të televizionit Klan Kosovë, në mënyrë që kryerësit e këtij akti barbarë të marrin dënimin e merituar. Po ashtu kërkon nga organet e rendit, Prokuroria e Gjykata ta procedojnë sa më shpejtë lëndën dhe kryersit e veprës të dënohen.
UGK është i shqetësuar me pengesat në punë dhe me sulmet që vazhdimisht po rritën ndaj punonjësve të medieve, dhe nuk po bëhet shumë për ndëshkimin e tyre, thuhet në reagimin e UGK-së.
Unioni i Gazetarëve kërkon nga institucionet gjegjëse që ti ndërmarrin masat e duhura në mënyrë që gazetarët të mos ndihen të kërcënuar gjatë punës së tyre profesionale dhe të kenë të mjaftueshme lirin e veprimit dhe të raportimit.
UGK inkurajon të gjithë kolegët e tyre gazetarë e në këtë rast edhe të televizionit Klan Kosova që të vazhdojnë punën e tyre profesionale duke mos dorëzuar asnjëherë para atyre që i pengon raportimi profesional i drejt dhe hulumtues, thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve të Kosovës (UGK).