28 Dhjetor 2024

Udhëhqës të Mitrovicës kërkojnë largimin e barrikadave

Mitrovicë, 19 mars - Sot në takimin e Komitetit për vlerësimin e sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, drejtuesit e Komunës së Mitrovicës kërkuan nga strukturat e sigurisë që të shtojnë presionin për largimin e barrikadave që ende qëndrojnë në rrugët  veriut të vendit.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se situata në veri mbetet e pandryshueshme. Theksoi se barrikadat janë duke e mbajtur gjendjen të tensionuar dhe duke krijuar probleme të mëdha për lëvizje të qytetarëve.

“Kërkojmë nga organet e sigurisë që të shtojnë presionin lidhur me largimin e atyre barrikadave që kanë mbetur”.

Ai gjithashtu ka shprehur edhe qëndrimin  e komunës kundër organizimit të zgjedhjeve nga Serbia në Kosovë. Ai tha se mbajtja e tyre në veri do të ndikonte në tensionimin e situatës deri në një pikë kritike.

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se gjatë dy javëve të fundit nuk ka pasur ndonjë incident serioz që do të reflektohej në situatën e përgjithshme të sigurisë. Si shqetësim të vazhdueshëm përmendi mungesën e lirisë së lëvizjes në veri, sidomos për qytetarët joserbë.

Ai potencoi se banorët e fshatrave shqiptare të Leposaviqit vazhdojnë të lëvizin me një minibus që qarkullon nëpërmjet Zveçanit, për shkak të barrikadës në rrugën magjistrale Mitrovicë-Leposaviq, në afërsi të fshatit Kelmend.

“Banorët janë të shqetësuar dhe nuk ndihen të sigurt që të lëvizin nëpër këtë rrugë nëpërmjet Zveçanit”.

Drejtori Bala, njoftoi se pas ankesave të shumta të qytetarëve kanë nisur të përgatisin një plan për eliminimin e qenve endacakë.

“Ka ankesa të shumta andaj jemi të detyruar që bashkërisht me policinë të përgatisim një plan për eliminim e qenve endacakë”.

Nystret Mehmeti nga policia rajonale, tha se përveç barrikadave problem në veri janë duke paraqitur edhe pengesat që po bëhen për lëvizjen e pjesëtarëve të EULEX-it. “Nuk ka ditë që nuk ka raste të pengimit të lëvizjes së pjesëtarëve të EULEX-it në veri”.

Ai përmendi edhe problemet që janë duke dalur si pasojë e shfrytëzimit të rrugëve ilegale në kufi me Serbinë në veri. “Kemi kërkuar nga KFOR-i që të mbyllin rrugët alternative meqë janë duke shkaktuar mjaft probleme”.

   
                
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)