Udhëheqësit e Kosovës diskutojnë për sigurinë
Prishtinë, 10 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot me kryeministrin Isa Mustafa dhe me ministrin e Punëve te Brendshme, Skënder Hyseni, për të diskutuar për gjendjen aktuale te sigurisë në Kosovë dhe zhvillimet e fundit ne Republikën e Maqedonisë.
Takimi nuk ka të bëjë me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, por është vazhdimësi e komunikimit ndërmjet institucioneve relevante te vendit pas situatës së krijuar në Maqedoni, thuhet në njoftimin për media.