18 Janar 2025

U mbajt “ushtrimi rreth tavoline Batllava 1”

Prishtinë, 14 qershor – Në Prishtinë u mbajt: “ushtrimi rreth tavoline Batllava 1”, të bazuar në diskutime, që pati për skenarë liqenin e Batllavës, për një rast të inskenimit të tërmetit, respektivisht shpërthimit të një dige.

Në këtë takim morën pjesë grupi ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve në nivel ministrash, përfaqësues të Agjencisë për Menaxhim Emergjentë dhe drejtorisë komunale të emergjencave të komunës së Podujevës.

Qëllimi i ushtrimit “Batllva 1” është testimi i koordinimit ndërinstitucional dhe aktivizimit të Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve(GNM), si dhe ofrimi mundësisë për pjesëmarrësit që t’i diskutojnë planet, politikat dhe procedurat e tyre të brendshme në funksion të zbatimit të Planit të Reagimit Kombëtar.

Ky skenar i inskenimit është i bazuar nga ekspertë me gjendjen reale të shtrirjes së liqenit të Batllavës dhe studimi është i bazuar me rrjedhën reale në rast të një tërmeti dhe shpërthimit të digës.

Agjencia për Menaxhim Emergjent e mbajti këtë ushtrim me qëllimin të koordinimit ndërinstitucional për menaxhimin e incidenteve të karakterit kombëtar. Më këtë rast parashihet fuqizimi i rolit të AME-së, në përpjekjet kombëtare për parandalim, gatishmëri dhe rimëkëmbje për të menaxhuar me të gjitha llojet e incidenteve të shkaktuara nga natyra dhe faktori njeri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)