16 Janar 2025

U largua sheshi në udhëkryqin e rrugës së Suhadollit

Mitrovicë, 30 tetor - Me qëllim të relaksimit të raporteve ndëretnike dhe të krijimit të kushteve plotësisht normale për qarkullim të automjeteve, banorët shqiptarë të Suhadollit, me kërkesë të  kryetarit të   komunës, Agim Bahtiri, kanë marrë vendim për të larguar nga mesi i rrugës pengesën e vendosur në udhëkryqin në hyrje të Suhadollit, ët cilin ata e quanin shesh.

Pengesa që ishte vendosur nga banorët e Suhadollit, pas bllokimit të urës kryesore mbi lumin Ibër, nga ana e serbëve, është larguar në ora 14:00 nën mbikëqyrjen e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri dhe anëtarëve të Këshillit të fshatit Suhadoll dhe në prani të përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare.

Kryetari Bahtiri tha se duke falënderuar banorët e Suhadollit dhe udhëheqësinë e tyre, me në krye Gëzim ramin, është marrë vendim për ta larguar këtë pengesë, me qëllim që ët dërgojmë mesazh tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë,  se nuk na duhen pengesa dhe barrikada, por zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët, pra si për shqiptarët, ashtu edhe për serbët dhe të tjerët që jetojnë në qytetin e Mitrovicës.

“Është më se e nevojshme të kuptohet nga të gjitha palët  se ne duhet të jetojmë së bashku dhe të bashkëpunojmë për të mirën tonë, për të mirën e fëmijëve tanë dhe për ardhmërinë e tyre.  Ne nga ky vend i ftojmë edhe qytetarët serbë dhe udhëheqësit e tyre që të kenë kurajo dhe të marrin vendim për largimin e barrikadave dhe pengesave, kudo që janë ato, sepse barrikadat nuk e kanë vendin në mes të qytetit  dhe mbi ura, por na duhet mirëkuptim, bashkëpunim dhe mirëqenie për të gjithë”, tha kryetari Bahtiri.

Kryetari Bahtiri tha në vazhdim se pasi të kthehet nga një udhëtim zyrtarë jashtë vendit, bashkë me qytetarët e Lagjes së Boshnjakëve, do ta largojnë edhe sheshin tjetër, që është vendosur në qendër të lagjes.

“Unë shpresoj se deri atëherë edhe kryetari Rakiq do të gjej mirëkuptim tek qytetarët e tij që të veprojnë kështu si ne dhe që vetë t’i largojnë barrikadat nga qyteti dhe kudo që ndodhen ato”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Gëzim Rama, përfaqësues i Suhadollit, tha se erdhi koha sheshi, që është vendos më 10.07.2014, pasi që serbët e bllokuan urën kryesore mbi Ibër dhe udhëkryqet tjera, të largohet nga këtu.

“Këtë po e bëjmë pas konsultimit me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri, me të cilin gjetëm shpejt marrëveshje. Momentalisht po e largojmë vetëm këtë shesh, kurse pas pak ditësh do ta largojmë edhe sheshin tjetër në Lagjen e Boshnjakëve. Ne e respektojmë institucionet komunale dhe ato më të larta të Republikës së Kosovës”, tha Rama.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)