18 Janar 2025

U kufizohet lëvizja me vendim të Gjykatës

Tiranë, 13 maj – Shërbimi Sprovues i Kosovës, gjegjësisht grupi punues i përbërë nga ekspert vendore dhe ndërkombëtare me përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Sprovues i Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, kanë filluar punimet e punëtorisë me qellim të hartimit të Udhëzimeve Administrative të mbikëqyrjes Elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës.

Gjatë kësaj punëtorie janë diskutuar dhe analizuar kriteret që duhet të plotësojë organi që realizon mbikëqyrjen elektronike, të drejtat dhe detyrimet, por gjithashtu ekspertet kanë prekur edhe çështjet mbi rregullat për kriteret e dhënies së autorizimeve, si dhe realizimi i mbikëqyrjes elektronike dhe mënyra e raportimit nga ana e Policisë se Kosovës.

Grupi punues poashtu ka realizuar një vizitë zyrtare tek Salla Operative e Mbikëqyrjes elektronike, ku janë pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i Provës, z. Ilir Qafa me të cilin biseduan rreth ecurisë dhe procedurave praktike të mbikëqyrjes elektronike të personave me lëvizje të kufizuar dhe poashtu ekipi patën rastin të shohin për se afërmi në praktikë zhvillimin e kësaj procedure. Ndër të tjera Drejtori Qafa u shpreh i gatshëm për bashkëpunim ndërinstitucional dhe vuri theks te veçantë në shkëmbimin e përvojave nga të dyja vendet në fushën e Shërbimit Sprovues.

Nga ana tjetër, Zëvendës drejtori i Shërbimit Sprovues z. Arsim Zuka njoftoi Drejtorin Qafa për reformat themelore që po ndërmerren në fushë veprimtarin e SHSK-së, me theks të veçantë e njoftoi Drejtorin Qafa për hapat që Shërbimi Sprovues ka ndërmarr në Hartimin e Udhëzimeve Administrative për Mbikëqyrje Elektronike të Personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës dhe për rëndësinë që ky projekt ka për SHSK-në.

Ndër të tjera Zëvendës drejtori Zuka falënderoi Drejtorin Qafa për bashkëpunimin e deri tanishëm dhe kërkojë thellim të mëtejmë mes dy Institucioneve me rendësi të veçantë në të dyja vendet.

Grupi i Eksperteve me ftesë zyrtare ka vizituar po ashtu edhe Drejtorin e Përgjithshme  të Policisë s]ë Shtetit të Shqipërisë, ku janë pritur nga Drejtori i Përgjithshëm për Siguri Publike,  z. Altin Qato, me të cilin kanë biseduar rreth të arriturave në fushën e Sigurisë në Republikën e Kosovës. Gjatë këtij takimi, të dyja palët kanë vlerësuar nevojën e rritjes së bashkëpunimit në fushën e Sigurisë Publike, përderisa Drejtori i Përgjithshëm, z. Qato ka rikonfirmuar gatishmërinë e Shtetit Shqiptar për të quar përpara këtë bashkëpunim dhe ka shprehur përgëzimet e tij për të arriturat e përgjithshme të Kosovës në fushën e Sigurisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)