16 Janar 2025

Turqia përkrahë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare

Prishtinë, 25 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç.

Ministri Hyseni i vlerësoi lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, sidomos në fushën e bashkëpunimit mes policive dhe institucioneve të zbatimit të ligjit

Ministri Hyseni po ashtu vuri në dukje mbështetjen që Turqia i ka dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare.

Ndërsa ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, zonja Kivilcim Kiliç, shprehu përkushtimin e vendit të saj për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës.

Ajo tha se Turqia do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e anëtarësimit të Kosovës në institucionet rajonale dhe ato ndërkombëtare, në fushën e rendit dhe ligjit, zhvillimit ekonomik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)