Turqia përkrah agjencitë që merren me luftimin e krimit në Kosovë
Prishtinë, 26 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, priti në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, znj. Songul Ozan.
Fillimisht, ambasadorja turke uroi ministrin Hyseni për emërimin e tij, si ministër i Punëve të Brendshme.
Ministri Hyseni falënderoi ambasadoren turke për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë ka dhënë për Republikën e Kosovës, sidomos në fushën e sigurisë.
Ai tha se marrëdhëniet mes dy shteteve kanë tejkaluar marrëdhëniet zyrtare.
Ndërsa ambasadorja Ozan, shprehi angazhimin e saj në përkrahjen e MPB-së dhe të agjencive që merren me luftimin e krimit dhe sigurisë në Kosovë.