18 Maj 2024

Turqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Prishtinë, 7 maj - Komandanti i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjeneral Akar  qëndroj për vizitë në ministrinë për FSK.

Komandanti i Forcës së Sigurisë  së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati priti sot, në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Komandantin e Komandës së Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjeneralin me katër yje Hulusi Akar me bashkëpunëtorë.

Për gjeneralin Akar u organizua pritje zyrtare me togun ceremonial të FSK-së dhe me intonimin e himneve të dyja shteteve, Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë.

Në takimin e përbashkët, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati e njoftoj gjeneralin Akar mbi zhvillimin dhe të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës deri në këtë fazë në të cilën aktualisht gjendemi. Gjithashtu,  gjeneral Kastrati e falenderoi gjeneralin Hulusi Akar dhe delegacionin turk mbi për rezultatet dhe dobitë e FSK-së si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit në shumë fusha të precizuara edhe me marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet të dyja ministrive dhe të dyja forcave.

Komandanti i FSK-së e njoftoi mysafirin gjithashtu edhe mbi procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë së Kosovës(RSSS) dhe çështje tjera relevante mbi FSK-në dhe bashkëpunimin Kosovë- Turqi në fushën e sigurisë. Për RSSS dhe rekomandimet e dala nga procesi një prezantim para delegacionit turk e paraqiti, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli.

Nga ana e tij, gjenerali me katë yje Hulusi Akar u shpreh i lumtur që gjendet në mes miqësh, duke folur për gatishmërinë për mbështetje edhe më tutje për FSK-në, me shkollime, trajnime si dhe pajisje, njëkohësisht shprehu mbështetjen për Kosovën edhe në mekanizmat ndërkombëtarë dhe në NATO.

Ai, tha gjithashtu se ne jemi të gatshëm që të ju mbështesim fuqishëm edhe më tutje në ralizimin e objektivave tuaja.

Delegacioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, në krye me gjeneralin Hulusi Akar u takuan gjithashtu edhe me ministrin për ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekun me të cilin u biseduan çështjet rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm të dyja ministrive dhe të dyja Forcave.

Në pritje të gjeneralit turk, ishin të pranishëm edhe Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore( KFT), gjeneral major Rrahman Rama, gjeneral brigade Bashkimm Jashari, gjeneral brigade Zymer Halimi, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, , gjeneral brigade Enver Cikaqi si dhe Kolonel Hasan Hoxha.

Vizita e Komandantit të Komandës së Forcave Tokësore, gjeneralit me katër yje Hulusi Akar në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës u zhvillua në kuadër të frymës së mire të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë dhe Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)