Turqia do të përkrah Kosovën në fushën e sigurisë

Prishtinë, 27 maj - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka pritur në takim pune delegacionin e Këshillit për Siguri të Republikës së Turqisë, të udhëhequr nga Muammer Türker - Sekretar i Përgjithshëm.
Ministri Rexhepi falënderoi z. Türker për mbështetjen e fuqishme që Republika e Turqisë i ka dhënë dhe vazhdon ti ofrojë Republikës së Kosovës në shumë segmente dhe në veçanti në fushën e sigurisë.
Republika e Turqisë ka dizajnuar shumë programe të mbrojtjes dhe sigurisë për institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe kjo mbështetje dhe këto programe do të intensifikohen në të ardhmen.
Ministri Rexhepi informoi z. Türker për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë si dhe për hartimin e kornizës ligjore që do të kontribuojë në zvogëlimin e fenomenit të pjesëmarrjes së shtetasve të Kosovës në konfliktet e armatosura si ai në Siri.
Avancimi i bashkëpunimit në mes të dy shteteve do të rezultojë edhe me një marrëveshje ndër-shtetërore në fushën e sigurisë dhe e cila hapë rrugë për nënshkrimin e protokolleve të ndryshme të bashkëpunimit për fusha specifike në mes të dy vendeve.