Turqia blen 109 helikopter nga Amerika
Ankara, 22 shkurt - Kryeministri i Turqisë ka njoftuar se Ankara ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 35 miliard dollarë me kompaninë amerikane Sikorsky për blerjen e 109 helikopterëve.
Agjencia franceze e lajmeve duke cituar kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan, njoftoi se këta helikopterë do të përdoren për kryerjen e disa funksioneve të ndryshme.
Zëdhënësi i ambasadës amerikane në Ankara të premten duke konfirmuar këtë lajm, deklaroi se qeveria amerikane mbështet programin e Ankarasë për blerjen e helikopterëve me funksione të ndryshme ushtarake dhe civile nga kompania Sikorsky. Kompania në fjalë është një prej kompanive të mëdha për prodhimin e helikopterëve në Amerikë e cila është themeluar në vitin 1925.