17 Maj 2024

Tryezë për drejtësi Gjinore

Prishtine, 18 nëntor - Projekti i UNDP-së Avancimi i Drejtësisë Gjinore ka organizuar tryezë të rrumbullakët në mes të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Kryetarëve të Gjykatave Themelore.

Takimi pati për qëllim nevojën për të diskutuar çështjet me interes të përbashkët, si dhe për të intensifikuar komunikimin në mes të këtyre dy institucioneve, sic theksoi Sami Kurteshi \"edhe pse me kompetenca të ndryshme, por me një qëllim të përbashkët për t\'u shërbyer qytetarëve \".

Enver Peci, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i informoi homologët nga IAP mbi sfidat e gjyqësorit pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri mbi Gjykatat dhe strukturës së re gjyqësore, që nga Janari 2013.

Ai potencoi sfidën e vazhdueshme për të trajtuar numrin e madh të rasteve të mbetura dhe shtoi nevojën e menjëhershme për të rritur numrin e gjyqtarëve.

 
Kurteshi falënderoi UNDP-në për këtë iniciativën e një takimi të tillë ku, siç tha ai, \"edhe pse Avokati i Popullit dhe kryesuesi i KGJK-së kanë pasur takime të rregullta, organizimin e një takimi të tillë me të gjithë kryetarët e gjykatave  e shoh si nevojë për të trajtuar tema të ndryshme të interesit të përbashkët duke sjellë perspektiva të reja dhe më shumë informacion që mund të adresohen në Raportin e Avokatit të Popullit\".

 
Temat kryesore në lidhje me marrëdhëniet mes dy institucioneve, domethënëtë IAP dhe gjykatave, mbeten fluksi i konsideruar i numrit të rasteve të paraqitura në IAP kundër gjykatave nga qytetarët.

Në raportin vjetor te vitit 2011 të IAP-së, gjyqësori mbetet një nga fushat e identifikuara me një numër të konsiderueshëm të ankesave të paraqitura në IAP.

Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore, kohëzgjatja e tepruar e procedurave gjyqësore dhe në sistemin gjyqësor janë mangësitë kryesore të identifikuara nga ana e Ombudspersonit që ndikojnë seriozisht bazën e një shteti ligjor.
 

Me gjithë përmirësimet, si dhe strukturën e re gjyqësore pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri mbi Gjykatat në janar 2013, opinionet e Ombudspersonit lidhur me situatën në gjyqësor mbeten ende të njëjta.

Numri i vogël i gjykatësve dhe prokurorëve të emëruar, kushteve fizike dhe hapësirat të papërshtatshme dhe jofunksionale, rritja e numrit të rasteve të pazgjidhura, janë faktorë që kanë paralizuar pothuajse sistemin gjyqësor

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)