Trupat e 45 viktimave nxirren nga varreza masive në Rashkë
Prishtinë, 9 qershor - Kanë vazhduar punët në Rudincë (Rashkës) të Serbisë, në lokacionin e varrezës masive. Në lokacionin ku është duke u punuar, janë zbuluar 40 trupa të viktimave dhe pjesë tjera trupore, ku sipas raportit nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) numri i viktimave që janë zbuluar deri më tani, vlerësohet të jetë 45.
Sipas Drejtorit të DML-së, Arsim Gerxhaliu, pjesa më e madhe e këtyre gjetjeve mortore janë zbuluar nga pjesa veriore e varreze masive.
Gjetjet mortore të ekshumuara i janë nënshtruar procesit të autopsive dhe identifikimit të mbetjeve mortore, kurse në javët në vazhdim parashihet të behët hulumtimi i terrenit në afërsi ku supozohet të ketë edhe një varrezë tjetër në këtë lokacion, ka thënë Gerxhaliu.
Në këtë lokacion, janë duke kryer hulumtimet ekspert nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, ekspert nga misioni i EULEX-it, ekspert nga Serbia, Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe ICMP.