Trupat e 31 viktimave nxirren nga varreza masive në Rashkë
Prishtinë, 4 qershor - Nga 23 prilli i këtij viti, në varrezën masive në Rashkë të Serbisë janë nxjerrë 31 mbetje mortore (trupa) të moshave të ndryshme, kryesisht të kompletuar dhe rroba, nga të cilat shihet së bëhet fjalë për civil.
Departamenti i Mjekësisë Ligjorë i Ministrisë së Drejtësisë së bashku me ekspertet e EULEX-it, janë duke punuar pa ndërprerë dhe në të njëjtën kohe në vend-lokacion është duke u bërë autopsia e trupave të gjetur dhe janë duke u marrë mostrat e ADN-së, të cilat së shpejti do të dërgohen në Komitetin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur në Bosnje.
Sipas Departamentit të Mjekësisë Ligjore, pas pranimit të mostrave, Komitetit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur i duhen 4 deri në 6 javë, për të kthyer rezultatet e analizave të identifikimit.