17 Maj 2024

Trupat austriake nesër zbarkojnë në Kosovë

Prishtinë, 26 prill - Grupi i parë i ushtarëve austriak nga Forcat rezerve operative që ka kërkuar KFOR për përforcim nesër do të zbarkojë në Kosovë.

Mihael Bauer, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes deklaroi se kontigjenti përbëhet prej 125 ushtarëve, që  do të mbështesin forcat e KFOR-it.

Misioni i tyre nis nga 1 maji, ndërsa ato do të qëndrojë për rreth tetë javë, por kohëzgjatja e pranisë së tyre do të vlerësohet në të ardhmen e afërt, varësisht nga situata e sigurisë.

Komandanti i KFOR, gjenerali Erhard Drevs ka kërkuar përforcimet për shkak të zgjedhjeve serbe dhe tensioneve të fundit në veriun e Kosovës.

Forcat shtesë austriake dhe ato gjermane që mbërritën dje në Kosovë do të rrisin praninë e KFOR-it në 6200 ushtarë nga 29 shtete të botës. (INA) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)