Tridhjetë ditë paraburgim për Slobodan Gavriqin
Prishtinë, 27 dhjetor - Gjykata Themelore ka vendosur që masën e paraburgimit prej 30 ditëve për shtetasin e Serbisë, 46 vjeçarin, Slobodan Gavriq, të arrestuar të enjten në Prishtinë, me 13 kilogram eksploziv në veturë.
Muhamet Humolli, avokati i serbit Slobodan Graviq, e ka konfirmuar vendimin e trupit gjykues. \" Gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim të dyshuarit për terrorizëm\", ka thënë Humolli para gazetarëve.