Tribunali sjell telashe në qeverinë e Kosovës
Prishtinë, 6 prill - Procesi i themelimit të një Gjykata Speciale ku do të gjykohen krimet e luftës në Kosovë, duket se nuk ëhstë pritur aspak mirë në rradhët e PDK-së.
Që të mund të ketë një gjykatë të tillë, do të duhet që Kuvendi ta miratojë vendimin për të patur një Tribunal për krimet e luftës.
Mirëpo, brenda vetë partisë në pushtet, PDK-së, kanë nisur hezitimet për votimin e një gjykate të tillë. Kjo, për shkak se një pjesë e mirë e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës kanë qenë pjesëmarrës në luftë.
Është shumë vështirë të binden këta deputetë dhe në këtë drejtim kreu i partisë është duke punuar, por ka hezitime të mëdha. Do të presim dhe të shohim se si do rrjedhin gjërat., ka thënë një burim brenda PDK-së, për Tribuna.
Hezitimi i votimit të një dokumenti që ngre një Gjykatë Speciale për krimet e luftës vjen edhe për shkak se vetë deputetët e shohin këtë gjykatë si goditje ndaj luftës