Tribunali me mandat së paku 5-vjeçar
Prishtinë, 5 prill - Jo më pak sepesë vjet pritet të ketë jetëgjatësinë Tribunali që do të gjykojë krimet që pretendohet të jenë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
Kohëzgjatjes së funksionimit të tij i druhen autoritete vendëse, të cilat këtë javë kanë ndërruar diskursin për Tribunalin nga deklarimi kategorik kundër themelimit të tij, në një pranueshmëri në heshtje.
Një burim në Qeveri i ka thënë gazetës të premten se imazhi i shtetit do të lëngojë në masë të madhe nga ekzistenca kaq e gjatë e këtij mekanizmi të drejtësisë ndërkombëtare.
Për së paku pesë vjet radhazi, në raportimet e medieve botërore për Kosovën do të dominojnë temat që kanë të bëjnë me proceset gjyqësore në Tribunal.\"
\"Supozimi për krimin unik, siç është ky i tregtisë me organet njerëzore, është barrë që do të lërë gjurmë në imazh, ka thënë ky burim qeveritar, shkruan Koha Ditore.