Tribunali i Hagës hequr pikën 4 ndaj Haradinajt
Hagë, 29 tetor - Tribunali i Hagës e ka shkurtuar dukshëm pikën 4 të aktakuzës ndaj Ramush Haradinajt dhe të tjerëve.
Tribunali ka bërë të ditur se është hequr pika që ngarkon Haradinajn, Balajn dhe Brahimin me veprën ''krim kundër njerëzimit'', duke e lënë pikën e thyerjes së ligjeve dhe zakoneve të luftës.
Gjykata ka bërë publike pikën e rishikuar të aktakuzës. Aty thuhet se Prokuroria ka të drejtë që të përdorë dëshmi edhe për pikën e hequr të aktakuzës, nëse dëshmitë shihen si relevante.