Tri vite burgim për krim të organizuar
Prishtinë, 19 shkurt - Një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë vendas dhe një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it, e ka shpallur një person fajtor për pjesëmarrje në veprimtaritë e një grupi të organizuar kriminal, i cili kishte për qëllim bartjen e të paktën 109 kg kanabis sativa nga Shqipëria për në vendet e BE-së.
I pandehuri Sulejman Topuzi u dënua me tri vite burgim.
Me të njëjtin aktgjykim, Topuzi u lirua nga dy pika të akuzës për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të drogave dhe substancave psikotropike.
Ky rast është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).