Tri shpërthime në Prishtinë dhe dy në Mitrovicë
Rasti i parë është raportuar me datën 17.01.2013, ora 23:45, ku sipas informatës është djegur tërësisht vetura e tipit Land Rover, ngjyrë e gjelbër me targa zyrtare të qeverisë, e cila atë moment ishte e parkuar , në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë.
Rasti i dytë është raportuar të njëjtën natë, në ora 23:50, ku gjithashtu është djegur tërësisht një veturë e tipit Toyota, me targa zyrtare të qeverisë, e cila atë moment ishte e parkuar , në rrugën Sali Nivica në Prishtinë.
Ndërkaq rasti i tretë ku gjithashtu nga zjarri është djegur tërësisht një veturë, është raportuar me datën 18.01.2013, në ora 00:03. Bëhet fjalë për një veturë të tipit Toyota, ngjyrë e zezë, me targa zyrtare të qeverisë e cila ka qenë e parkuar në rrugën Henry Dynan, në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së këtyre informatave njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga njësitet e tjera rajonale të specializuara për ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe hetimin e rasteve të tilla si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendet e ngjarjeve.
Veprimet policore të ndërmarra në vendet e ngjarjeve kanë quar në grumbullimin dhe marrjen e të gjitha të gjeturave dhe evidencave të cilat mund të ndërlidhen me rastet në fjalë.
Është me interes të theksojmë se nuk ka asnjë person të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit të personave të dyshuar përderisa po pret rezultatet përfundimtare nga ekspertimi i evidencave të marra nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndriqimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin ashtu që të ngrihet një version lidhur me hetimin.