Trendafilova përshëndet aktvendimin e Dhomës së Specializuar
Prishtinë, 28 qershor -Pas shqiptimit të Aktvendimit të dytë të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, sot, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, në një deklartë të saj tha se ky është një vendim i rëndësishëm për këtë institucion.
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese konstatoi se Rregullorja e Procedurës dhe e Provave është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ky vendim është i rëndësishëm për institucionin tonë në shumë aspekte\", thuhet në deklaratë.
Sias kryetares Trendafilova, vendimi i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese garanton se Rregullorja përfshin standardet më të larta të të drejtave të njeriut. \"Së dyti, me miratimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave, Dhomat e Specializuara mundësojnë një sistem të fortë për mbrojtjen e individëve të cilët mund të jenë të rrezikuar për shkak të pjesëmarrjes së tyre në procedura para Dhomave të Specializuara. Së treti, me hyrjen në fuqi të Rregullores, pas shtatë ditësh nga dita e sotme nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi ose aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar\", thuhet në deklaratë.
Ajo falënderon të gjithë gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës për angazhimin dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm që treguan gjatë muajve të fundit në hartimin dhe ndryshimin e dokumenteve normative kyçe për institucionin.
\"Gjithashtu u shpreh mirënjohjen time më të sinqertë gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në shqyrtimin fjalë për fjalë të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, për të garantuar kushtetutshmërinë e saj, thuhet në deklaratën e Trendafolovas.
Deklarata e Kryetares Trendafilova në video së bashku me përmbledhjen e veprimeve të Dhomave gjatë gjashtë muajve të fundit, do të jenë së shpejti në faqen e Dhomave të Specializuara në Internet.