Tre të dyshuar nën pranga të policisë për posedim të narkotikëve
Prishtinë, 20 mars - Policia e Kosovës konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me substanca narkotike në punën e vazhdueshme për luftimin e veprave penale ka konfiskuar afër një kilogramë të substancave narkotike si dhe ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale krim i organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.
Kështu dje rreth orës 17:30, është ndaluar automjeti TAXI, me të cilin udhëtonin tre persona që tanimë ishin të dyshuar për hetuesit policor.
Dyshimet kanë qenë se në automjet mund të ketë substancë narkotike dhe kështu kanë bërë kontrollimin e detajizuar të automjetit ku janë gjetur 431. 34 gram sasi e lëndës narkotike e dyshuar e llojit marihuana.
E gjithë substance narkotike është konfiskuar nga ana e hetuesve policor të drejtorisë për hetimin e trafikimit me substanca narkotike- sektori në Prizren.
Operacioni policor nuk ka përfunduar me kaq, pasi që hetuesit policor kanë poseduar informatat se mundë të ketë edhe në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit lëndë narkotike dhe me urdhër te prokurorit është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit me ç rast në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë narkotike e llojit marihuan me peshë 507.37 gram.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:
Bujar R. lindur më 1991 Shqiptar / Kosovarë
Leonard V. lindur më 1992 Romë/Kosovarë
Florim Sh. lindur më 1991 Ashkali/Kosovarë
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar personave të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë ndërkohë që është konfiskuar ne total sasia e lëndës narkotike 938.71 gram e llojit marihuan dhe janë duke vazhduar procedurat e mëtutjeshme hetimore.