Tre të dyashuar arrestohen për kontrabandim
Prishtinë, 10 korrik - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendkalimin kufitar Dheu i Bardh, Policia arrestoi dy të dyshuar për kalim ilegal të kufirit dhe trafikimit të dy personave tjerë.
Sipas policisë ata janë dërguar në mbajtje ndërsa dy viktimat e trafikimit janë liruar.
Ndërkohë, policia njoftoi se është bërë edhe kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit të tretë, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar përveçse është konfiskuar një fotografi e të dyshuarit të katërt i cili gjendet në arrati.
Me urdhër të prokurorit është arrestuar edhe i dyshuari i tretë i cili është dërguar në mbajtje.