29 Prill 2024

Tre të arrestuar, konfiskohen 34 kg substancë narkotike

Prishtinë, 6 mars - Pas një informate për dyshim të posedimit të substancës narkotike, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kishte ndaluar dje (05.03.2012) në orët e mbrëmjes një veturë Wolksvagen Golf 2 në magjistralen Mitrovicë –Vushtrri.

Gjatë kontrollit zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar rreth 4 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Operacioni është shtrirë tutje me kontrollin e një shtëpie në fshatin Dubovc të Vushtrrisë e që ka rezultuar me konfiskimin edhe të një sasie prej rreth 30 kg substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Policia ka arrestuar tre (3) persona të dyshimtë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”:

Personat e arrestuar janë:

    Ilir                   A.       1984              M/Sh/K
    Fatmir             H.       1980               M/Sh/K
    Ganimete       H.       1984              F/Sh/K             

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe veturës së personave të dyshimte janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 34 kg e 537 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 3100 fara canabis sativa që shërbejnë për kultivim. 

Personave të dyshimtë me vendim të prokurorit kompetent u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Procedura hetimore për vendin e destinimit të kësaj sasie të substancës narkotike dhe origjinën e të njëjtës është akoma në zhvillim e sipër.

Përveç këtij rasti, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë kësaj jave ka iniciuar 13 raste të reja ku janë identifikuar 24 persona të dyshimtë dhe janë konfiskuar mbi  11 kg substancë narkotike të llojit marihuanë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)