Tre persona të dënuar për trafikim të drogës dhe krimit të organizuar
Prishtinë, 30 maj - Një panel i përzier i përbërë prej dy gjyqtarëve vendës dhe një gjyqtari të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, shqiptoi vendimin kundër tre të pandehurve për trafikim të drogës dhe krim të organizuar.
Gjyqi konstatoi se: si anëtar i një grupi të organizuar kriminal, Ilaz Kurtaliqi kishte blerë 7,5 kg heroinë nga Faik Mazreku me qëllim të transportimit të drogës në Zvicër dhe për ta shpërndarë atë. Shyhrete Hasani kishte marrë pjesë në kryerjen e krimit. Dy persona të tjerë të përfshirë në këtë vepër janë ende në liri.
Ilaz Kurtaliqi ka pranuar fajësinë për trafikim të drogës dhe krim të organizuar dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 vjet e 9 muaj dhe është gjobitur me 25.000 euro.
Faik Mazreku ka pranuar fajësinë për trafikim të drogës dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet e gjysmë dhe është gjobitur me 10.000 euro.
Shyhrete Hasani është shpallur fajtore për trafikim të drogës dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e gjysmë dhe është gjobitur me 800 Euro.
Fatmir Neziri është liruar nga të gjitha akuzat.
Prokuroria ishte përfaqësuar nga Prokurori vendës i PSRK. Vendimet janë shpallur më 27 maj.