Tre deputetët te Vetëvendosjes akuzohen për sulm ndaj Kamishit
Prishtinë, 15 gusht - Tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje akuzohen për veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, Florian Krasniqi dhe Visar Ymeri akuzohen se më 28 qershor 2012 kanë sulmuar kolegun e tyre nga PDK-ja Bekim Haxhiun, i njohur ndryshe si \"Kamishi\".
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e Kuvendit të Kosovës, kur deputetët e Vetëvendosjes dhe PDK-së janë përleshur ndërmjet vete, shkruan Tribuna. Pas ngjarjes, Prokuroria ka nisur hetimet dhe me ti marrë palët në pyetje edhe ka ngritur aktakuzë.